Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreson në një gjuhë të përbashkët mes partive politike sa i përket çështjes së dialogut.
“Shpresoj që nesër do ta gjejmë një gjuhë te përbashkët. Është inkurajues fakti që në seancën e thirrur nesër nga opozita do të marrë pjesë edhe pozita. Shpresoj të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Besoj që partitë politike nuk e kanë problem me e mbrojt territorin, siç kemi ditë të bashkohemi për FSK-në, edhe kjo çështja e dialogut është e rëndësishme të bëhet ashtu. Nesër e kemi një mundësi, Aleanca do të ndihmojë në ketë çështje”, tha Haradinaj në konferencën me gazetarë pas mbledhjes së Qeverisë, raporton KP.