Linares Deportivo është një skuadër spanjolle që bën gara në Divisionin e Tretë të futbollit spanjoll. Këtë edicion ata janë duke marshuar sigurt drejt ngjitjes së një ranku më të lartë, pasi që ndodhen në vendin e parë me 42 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë.
Njëri ndër meritorët më të mëdhenj të këtij suksesi është edhe portieri ganez, Razak Brimah, i cili në 15 javë ka pranuar vetëm tetë gola.
Ai njihet gjithashtu edhe për humorin e tij brenda dhomave të zhveshjes. Ai bën shaka me bashkëlojtarët e tij edhe në fushën e lojës, teksa jo rrallë herë shfrenon fantazinë e tij duke improvizuar skena seksuale gjatë fotografisë së ekipit përpara ndeshjes. Mirëpo bashkëlojtarët e tij tashmë kanë marrë një vendim, duke mos dashur të fotografohen përpara tij. Madje, edhe vetë klubi i Linares Deportivo e ka marrë me shaka këtë gjë duke shkruar:
“Dëshiron ndonjëri të dal në foto përpara Razakut”, duke përdorur edhe ikona qesharake.
🕷 @razak_no_1 no solo las para 👐🧤, también las mete.🍆🎯🐯
😂😂😂😂😂😂😂 pic.twitter.com/nTGh7my3VP
— Linares Deportivo 💙⚒ (@Linares_Dptvo) November 19, 2019