Mu jashtë një shumëkatësheje në verilindje të Parisit, Christian Page e kishte gjetur një vend të rehatshëm për të fjetur: aty nuk e lagte shiu, derisa tullat që kishin nisur të dilnin nga vendi bënin që ai t’i dëgjonte njerëzit kur afroheshin. Kështu, ish-kamerieri i verërave ndihej më i sigurt, derisa bëhej gati për ta kaluar natën.
Madje, aty e ndiente rehatinë e të qenit në shtëpi, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Për çdo mëngjes, roja e pallatit i sillte kafe, derisa ai bëhej gati për t’u endur nëpër rrugë.
Por papritur, një kuti betoni u paraqit në atë që e kishte bërë vend të tijin, kështu që iu desh ta gjejë një vend tjetër.
“Mbërrita një mbrëmje dhe një kuti ma kishte zënë vendin”, tregon Page. “Unë nuk jam i rrezikshëm. Kisha shumë kujdes. Nuk pati arsye”.
Pasi që mbeti i pastrehë pas divorcit dhe u dëbua më 2015, ky 45-vjeçar tashmë sa kohë është duke i përdorur rrjetet sociale për të denoncuar ato që sipas tij dhe aktivistëve janë një numër gjithnjë e më i madh i “mjeteve kundër të pastrehëve” – bankave, vazove të mëdha dhe rrethojave që pengojnë të pastrehët të vendosen në vendet publike.
Përralla për natë të mirë
Në tërë Evropën, shumë shtete janë përballur me rritjen e numrit të të pastrehëve që nga kriza financiare e 20007-s, si rezultat i masave shtrënguese dhe rritjes së çmimit të patundshmërive.
Punëtorë, gra e madje e fëmijë – që shumë rrallë janë parë në rrugë dhjetë vjet më parë – tani janë bërë pamje e zakonshme, thonë aktivistët… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)