Shkup, 25 prill – Me rastin e festës së Pashkëve, të premten, 26 prill, automjetet e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me përjashtim të autobusëve të linjave 11, 11А, 18 А, 32, 47А, 51, 55, 55В, 56, 56А, 64А, 65А, 70, 74, 80А, 81, 118, 160, 180, të cilët do të qarkullojnë sipas itinerarit të pjesshëm, njofton Koha.
Të shtunën 27 prill, të dielën 28 prill dhe të hënën më 29 prill, autobusët e të gjitha linjave do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, kumtoi NQP.
Autobusët sipas itinerarit të së dielës do të qarkullojnë edhe të mërkurën më 1 Maj- Ditën ndërkombëtare të punës.
Teleferiku në Vodno do të punojë si zakonisht si në të gjitha ditët e festave nga prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa autobusët të cilët qarkullojnë deri në Vodnon e Mesme 25 (Qendra Transportuese-Vodno e Mesme), 25A (Automaqedonia – Vodno e Mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit-Vodno e Mesme) të hënën, 29 prill, do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës. Teleferiku të martën, më 30 prill, nuk do të punojë. (koha.mk)