Temperatura tek fëmijët është një gjendje e shpeshte sepse shkaktohet nga shume faktorë. Por cilat janë mënyrat natyrale me ekase për te ulur temperaturën?
Temperatura është një mekanizëm i mbrojtjes imunitare që organizmi aktivizon për të luftuar infeksionet. Ngritja e temperaturës pengon proliferimin e baktereve dhe viruseve dhe shërben për sinjalizuar që diçka nuk shkon. Infeksionet që mund të shkaktojnë temperaturë tek fëmijët janë të shumta por me të zakonshme janë ato te rrugëve të frymëmarrjes si për shembull e ftohura, gripi, dhimbje e fytit, bronkiti. Ndonjëherë temperatura mund te shkaktohet nga përdorimi i disa ilaçeve ose mund te manifestohet si pasojë e vaksinave apo daljes se dhëmbëve.
Ne përgjithësi për te luftuar temperaturën është e mjaftueshme të lini fëmijët të qetësohen dhe ti hidratoni shumë. Ne pjesën më të madhe të rasteve e marrin veten në pak orë por nëse temperatura zgjat dhe shoqërohet me simptoma te tjera si vjellje, dehidratim dhe gjendje jo e mirë e theksuar atëherë mund te përdorni disa mënyra natyrale për te lehtësuar këto simptoma.
– Me temperaturën trupi konsumon shume lëngje dhe si pasoje fëmijët duhet te marrin shume cajra, lëngje frutash dhe perimesh, ujë etj.
Janë te preferueshme ushqimet qe përmbajnë vitamine C. – Për te ulur temperaturën mund te përdorni duhet të thërrisni pediatren.
Është mirë që pediatria të konsultohet në çdo rast para se ti jepni fëmijës çdo lloj ilaçi. Por në mënyrë më specifke është mirë të takoni mjekun kur:
– Nëse fëmija është te paktën 3 muaj dhe ka një temperature me te larte se 38’C.
– Nëse fëmija është 3-12 muaj dhe ka një temperature me te larte se 39’C.
– Nëse fëmija është me pak se 2 vjeç dhe temperatura zgjat me shume se 24-48 ore.
– Nëse fëmija ka me shume se 2 vjeç dhe temperatura është persistente.