Shkup, 15 janar -Në Maqedoni këtë mëngjes, përveç në Gjevgjeli dhe në Dojran është më ftohtë, me temperatura nën zero. Më së ftohti është në Manastir, ku në ora shtatë, janë matur -12 gradë celsius.
Në Petrovec pranë Shkupit janë matur -11 gradë, në Lazaropole -9, në Kriva Pallankë, Mavrovë, Shtip dhe Demir Kapi -8 në Tetovë, Kumanovë dhe Berovë -7, Prilep dhe Ohër -6, në Pozharan dhe Strumicë 04, dhe ndërsa në Pretor dhe Zajçev Rid në Shkup -1 gradë. Në qytetet më jugore Gjevgjeli dhe Dojran, janë matur dy gradë.
Më shumë borë deri më tani ka në Mavrovë 70 centimetra, ndërsa më pak në Kriva Pallankë vetëm një centimetër. Në Kodrën e Diellit janë matur 14 centimetra dëborë, ndërsa Berovë tetë centimetra.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëron mot stabil deri të premten, ndërsa gjatë uikendit do të ketë vranësira të rritura me reshje të dobëta lokale të shiut në vendet më të ulëta dhe të dëborës në vendet më të larta dhe në pjesët malore. Nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperatura e ditës nga dita e enjte dukshëm do të rritet, veçanërisht në vendet më të larta dhe në pjesët malore.