Observatori Sizmologjik i Fakultetit për Shkenca Natyrore-Matematikore në Shkup sot në 6:25 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë 175 km në jugperëndim të Shkupit, gjegjësisht në Korçë të Shqipërisë, njofton Portalb.mk.
Ashtu si[ thuhet në kumtesën e Observacionit, magnituda ka qenë 4.9 gradë sipas shkallës së Rihterit. Sipas të dhënave tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë, Manastir, Resnjë dhe rrethinë me intensitet IV shkallë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike. Në Shkup tërmeti është ndjerë me intensitet prej III shkallë.