Sulmet terroriste që ndodhën mes viteve 2004 dhe 2016 në Bashkimin Evropian (BE) i kanë kushtuar të gjithë ekonomisë një dëm prej 185 miliardë euro, transmeton Aandolu Agency (AA).
Është publikuar raporti i “Luftës kundër Terrorizmit” i përgatitur nga Shërbimi Hulumtues i Parlamentit Evropian (PE), ku sipas këtij raporti, terrorizmi mes viteve 2004 – 2016 i kanë kushtuar ekonomisë së BE-së një dëm gjithsej 185 miliardë e 431 milionë euro.
Gjithashtu humbjet e jetës, plagosjet dhe dëmtimet në infrastrukturë të shkaktuara nga sulmet terroriste rezultojnë të kenë shkaktuar në total një humbje financiare prej 5 miliardë 619.3 milion euro.
Terrorizmi ka shkaktuar dëme kryesisht në fushat si tregtisë, investimeve të drejtpërdrejta, transportit dhe turizmit.
Disa masa të marra në vendet e BE për të luftuar terrorizmin, kanë rezultuar si shkelje e të drejtave themelore të disa grupeve sociale.
Terrorizmi midis vendeve anëtare të BE-së më shumë humbje financiare i ka kushtuar Francës. Kostoja totale e terrorizmit ndaj Francës në këtë periudhë ka arritur në 44 miliardë e 943.5 milionë euro.
Në dëmin që terrorizmi ka shkaktuar, pas Francës radhitet Britania me 44 miliardë e 384.7 milionë euro, Spanja me 42 miliardë e 721.7 milionë euro, Gjermania me 19 miliardë e 457.8 milionë euro, Greqia me 10 miliardë e 522.3 milionë euro dhe Belgjika me 8 miliardë e 161.6 milionë euro.
Nga ana tjetër, theksohet se terrorizmi nuk i ka kushtuar ndonjë kosto Sllovenisë, Luksemburgut, Lituanisë dhe Letonisë.