Prishtinë, 25 mars – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) publikoi sot pasdite se tetë raste të reja të personave të infektuar me virusin Kovid-19 janë zbuluar në vend, me ç’rast numri zyrtar i bartësve të koronavirusit të ri tani është 71.
Sipas kumtesës së IKSHPK-së, katër nga persona tek të cilët sot është konfirmuar prania e Kovid-19 janë nga fshati Malishevë, tre janë banorë të Prishtinës dhe një person është nga komuna e Vushtrisë.
Gjatë ditës së sotme në laboratorin për mikrobiologji molekulare të IKSHPK-së janë testuar 34 mostra të mara nga persona të hospitalizuar në Klinikën infektive të Qendrës klinike dhe universitare në Kosovë dhe nga terreni.
Prej 8 shkurtit, deri në ditën e sotme, janë testuar gjithsej 766 mostra të personave që dyshohej se ishin të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 71 rezultuan me konstatim pozitiv, ndërsa një person, një burrë i moshës 82-vjeçare, vdiq, thuhet në kumtesën e IKSHPK-së.