Nëse qytetarët e Komunës së Tetovës kafshohen nga qen endacak do të grumbullohen pikë, në bazë të cilëve, sic njofton KlanM, më vonë do të merret edhe kompensim në të holla.
Kështu thuhet në Rregulloren e Komunës së Tetovës, ku konstatohen kriteret e vlerës së kompensimeve për qytetarët që do të kafshohen nga qen endacak.
Kafshimi nga qentë endacak, siç njofton KlanM, nënkupton kafshimin dhe gërvishtjet e shkaktuara në trupin e të dëmtuarve. Varësisht llojit, nëse është kafshim I rëndë, mesatar apo gërvishtje, fitohen 15, 10 dhe 5 pikë. Po aq pikë fitohen varësisht numrit të kafshimeve. Në rregullore parashihen pikë edhe për frikën e shkaktuar.