Tetovë, 1 dhjetor – Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thotë se një 42-vjeçar ka raportuar në polici se është sulmuar nga pronarja e banesës, ku ai po qëndronte me qira. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
“Dje (30-nëntor) në ora 17:00, personi I.I.(42) nga Tetova ka raportuar se në Tetovë është sulmuar fizikisht nga E.P. (57) nga Tetova, pronare e banesës ku banonte me qira. Sipas raportit, shkak i sulmit janë marrëdhëniet e prishura të borxhit-besimit. Po punohet për zbardhjen e
plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.