Njihet si një prej vokaleve më të mira që ka skena muzikore shqiptare. Teuta Kurti krahas muzikës është e angazhuar edhe si profesoreshë në shkollën e muzikës ndërsa vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar gjëra mes familjes e muzikës. Është nënë e tre fëmijëve të mrekullueshëm, kurse thotë se familja është gjaku i secilit
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Kohëve të fundit nuk je shumë aktive në skenën muzikore, cilat janë arsyet e kësaj pauze?
Pauza kuptohet fëmijët, dua të ju përkushtohem në maksimum se janë ende të vegjël, çdo gjë tjetër për mua është sekondare.
KOHA: Punët që je duke bë këtë kohë dhe ku do të prezatohesh?
Ndryshe, unë punoj edhe si profesoreshë e Solfezhos dhe Solokëndimit andaj në fakt nuk jam larguar nga muzika asnjëherë. Së shpejti në një spektakël në Tiranë.
KOHA: Familja është gjëja më e shtrenjtë në jetë, dhe ti ke një familje të mrekullueshme, sa kohë ju përkushton atyre. Kush të ndihmon në këtë drejtim?
Gjithë kohën dmth vetëm kur jam në punë ndërsa mbasdite gjithë kohës jam me familje, mundohem të përkushtohem në maksimum në këtë drejtim më ndihmon edhe Dardani dhe mami im.
KOHA: A është familja sipas teje pengesë në karrierë pasi shumë këngëtare zgjedhin karrierën para familjes?
Jo asnjëherë, familja është gjaku yt ato nuk i zgjedhë por janë bekim, ndërsa karrierën e nis dhe e ndërpretë kur të dëshiron. Në momentin që kam vendosur të bëj fëmijë e kam ditur për shkëputjen dhe sakrificën andaj nuk jam pishman as edhe një moment për këtë.
KOHA: Fundviti ka edhe shumë festivale të mëdha në Shqipëri, planifikon të prezantohesh diku?
Jo festival jo, spektakël.
KOHA: Si e sheh skenën muzikore pas shumë vitesh karriere?
Kurrë më të mbushur kurrë më të zbrazët, shumë muzikë pak art të mirëfilltë.
KOHA: Ndonjë nga fëmijët a kanë trashëguar talentin tënd?
Ende herët është nuk i sforcoj në këtë aspekt.
KOHA: Sa aktive je në mbrëmjet muzikore live dhe deri më tani a merr pjesë në ahengje familjare si një biznes shumë profitabil për këngëtarët?
Po jam aktive vetëm në raste të veçanta dmth në ahengje familjare më tepër. (B.R)