Shkup, 29 nëntor – Në buxhetin e vitit 2019 kemi 10.2 milardë denarë më shumë mjete për shëndetësinë, arsimin dhe mbrojtjen sociale. Edhe gjatë vitit në Buxhetin për këtë qëllim janë alokuar më shumë mjete në krahasim me vitin e kaluar. Kjo do të thotë se në kontinuitet punohet në forcimin e këtyre sektorëve, ndërsa me këtë investohet në potencialin njerëzor dhe rritjen e produktivitetit, ka thënë ministri i Financave Dragan Tevdovski në prezantimin e sotëm “Diagnostikimi sistematik i vendit” i punuar nga Banka Botërore.
Sipas tij, faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër varfërisë është kapitali njerëzor. “Me investimin në njerëz, rritet produktiviteti që do të nxit rritien ekonomike dhe të krijojë vende më mirë të paguara të punës”, konsideron Tevdovski.
Ministri ka theksuar se Qeveria ka bërë reformë të përgjithshme në sistemin e ndihmës sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe se me reformën, Maqedonia është e para në rajon që vendos të ardhura minimale të garantuara, ndërsa do të rritet edhe shtesa për fëmijë dhe ajo në arsim.
Lidhur me arsimin, ministri ka thënë se bëhet fjalë për rritje në arsimin parashkollor, ndërsa qëllimi është që kjo të rritet prej 30 deri në 50 për qind.
Bëhet fjalë për përmirësim të infrastrukturës si dhe cilësisë së programit si në arsim ashtu edhe në shëndetësi.
Tevdovski ka thënë se të punësuarit që paguhen janë më produktiv. Prandaj, qeveria edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm i rrit pagat e të punësuarve në sektorët kyç, si shëndetësi, arsim dhe kujdesin për fëmijët.
“Kemi problem real në shëndetësi me largimin e kuadrove. Për këtë qëllim sivjet dhe vitin e ardhshëm parashohim rritje të pagave të punonjësve shëndetësor, me rritje shtesë prej 10 për qind për speciailstët. Kur të punësuarit mirë paguhen, ata janë më produktiv. Për këtë qëllim i rrisim pagat edhe në arsim dhe kujdesin për fëmijët. Krahas sektorit publik, me nivelin më lartë të pagës minimale, si dhe masat qeveritare për mbështetje të rritjes së pagës është lëvizur spirala e pagave në sektorin privat”, ka thënë Tevdovski.
Ai ka thënë se Qeveria punon edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Parashihen edhe masa për mbështetje të firmave të cilat duhet të nxisin inovacionin, eksportin, investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës.