Shkup, 17 shkurt – Qeveria e kthen borxhin e jo garantuar në llogaritjen e borxhit publik. Kjo është parashikuar në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për borxh publik që është në procedurë kuvendore. Ministri i Financave Dragan Tevdovski në intervistë për MIA-n thotë se ndryshimet e ligjit janë në drejtim të transparencës dhe në pajtim me rekomandimet që i japin institucionet ndërkombëtare relevante, ndërsa do të sjellë te kredibiliteti më i madh i të dhënave për borxhin publik dhe besim më të madh nga ana e investitorëve, transmeton Koha.
Thekson se borxhi publik për momentin është stabilizuar dhe në fund të vitit 2018 ka qenë 48,7 për qind e BPV-së, ndërsa në fund të vitit 2016 ka arritur 48,8 për qind.
“Qartë shihet se është stabilizuar. Në krahasim me periudhën e vitit 2008 deri në vitin 2016, borxhi publik është rritur me tempo shumë të fuqishme. Ai është rritur prej 23,3 për qind në 48,8 për qind e BPV-së”, thekson ministri në intervistë. (koha.mk)