Shkup, 3 prill – Ministri i Financave, Dragan Tevdovski mendon se janë bërë rezultate serioze në pjesën e uljes së borxhit publik. Sipas tij, borxhi publik është stabilizuar dhe është penguar që të rritet në të ardhmen.
“Kemi realizuar rezultatet serioze. Nëse borxhi publik nga viti 2008 deri në vitin 2016 do të rritej prej diku 23 për qind nga BPV-ja në 48,8 për qind nga BPV-ja, në fund të vitit 2017 ka arritur 48,7 për qind. Absolutisht kemi rezultat të realizuar”, deklaroi sot Tevdovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me raportin e rregullt pranveror të Bankës Botërore.
Nga Banka Botërore dje theksuan se borxhi publik në shtet tani është në nivel prej 49 për qind të BPV-së dhe duhet të zbatohet politika të cilat do të pengojnë rritjen e mëtutjeshme.
“Maqedonia tani është në nivel të 49 për qind të BPV-së, që mund të thuhet se është nivel mesatar i borxhit, megjithatë ka shumë ekonomi në Evropë të cilat kanë borxh më të vogël të cilët mund më shpejtë të rriten, kështu që duhet të bëhet baraspeshë midis financave të qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë gjetje të politikave të cilët do ta nxitin rritjen”, deklaroi dje Sanja Magjaroviq Shujster, ekonomiste e lartë për BB-në në rajon. (koha.mk)