Carlos Tevez raportohet të jetë dëmtuar gjatë një ndeshjeje futbolli në burg. Ish-ylli i Manchester City dhe United, tashmë i rikthyer në Argjentinë te Boca Junior, pritet të qëndrojë disa javë larg fushave pas një dëmtimi muskulor. Drejtuesit e klubit u shprehën të habitur kur ai u kthye i dëmtuar pas dy ditëve pushim. Incidenti thuhet të ketë ndodhur të martën e kaluar kur Tevez vizitoi gjysmë-vëllain e tij Alberto Martinez në një burg.
Megjithëse nuk ka asnjë provë fotografike, ish-ylli i Juventus thuhet të ketë shijuar një ndeshje futbolli me të burgosurit. Boca ishte shumë e inatosur me lojtarin kur mori vesh se si dhe ku ishte shkaktuar tërheqja muskulore. Vëllai i Tevez është burgosur pasi thuhet të ishte koka e një vjedhjeje.