Prishtinë, 6 shkurt- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përsëriti se çështja e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës ka qenë e mbyllur në verën e vitit 2015, kur Parlamenti i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e tij.
“Kjo çështje është mbyllur qysh në verën e vitit 2015, dhe zhurmat e ndryshme që janë bërë më vonë kanë qenë të panevojshme dhe pa ndikim më tepër kanë qenë dhe torturim për qytetarin me atë opinion të ekzagjeruar për iniciativën e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se Demarkacioni duhet të kalojë me një konsensus të përbashkët politik.
“Jam në diskutime të vazhdueshme me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa parti opozitare, të gjithë janë në dijeni që ratifikimi i shpejt i Demarkacionit i hapë rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.