Austriaku Dominic Thiem e ka vazhduar një javë të mrekullueshme me një tjetër paraqitje mbresëlënëse, duke e mposhtur Aleksander Zverevin në gjysmëfinale, për ta arritur finalen e Australian Open kundër Novak Djokovicit.
Thiem i cili është i radhitur i pesti në ranglistën botërore, e mposhti gjermanin Aleksander Zverev, i radhitur i shtati në botë, në katër sete 3-6, 6-4, 7-6(3), 6-4 për ta arritur finalen e parë të Australian Open në karrierë.
Tani, ai do të bëhet gati për finalen e tij të tretë në Grand Slams, e cila po do të zhvillohet të dielën në Melbourne Park, dhe ai do të duhet sërish të përballet me njërin nga “treshja e madhe” e tenisit, serbin Djokovic.
Dominic Thiem veçse ka luajtur dy herë në karrierën e tij në finale të Grand Slamls, duke u mposhtur në të dyja rastet nga njëri nga “treshja e madhe” e tenisit (Roger Federer, Rafael Nadal, Novak Djokovic), transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.