Shkup, 20 nëntor – Transparensi interneshënëll dhe zyret e saj në Maqedoni dhe Hungari sot dhanë deklaratë të përbashkët, ku u bëjnë thirrje autoriteteve hungareze ta plotësojnë përkushtimin e tyre ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë Nikolla Gruevskin, me qëllim që, siç njofotjnë, ish kryeministri i Maqedonisë të ballafaqohet me drejtësinë për veprat e tij lidhur me korrupsionin.
Sipas drejtoreshës së Transparensi Interneshënëll, Patrisha Moreira, edhe Maqedonia edhe Hungaria duhet të veprojnë në pajtim me sundimin e së drejtës, ndërsa Gruevski duhet të tregojë përgjegjësi para qytetarëve të Maqedonisë për veprat e tij lidhur me korrpsionin derisa ishte kryeministër. Asnjë politikani nuk duhet t’i lejohet të shpëtojë nga akuzat për korrupsion, posaçërisht pasi gjykatat qartë kanë vevdsour në dobi të aktvendimit.
“Autoritet hungareze duhet të veprojnë sipas rregullave gjyqësore evropiane dhe ndërkombëtare. Pasi ndonjë politikan dënohet nga gjykata e pavarur, asnjë nga qeveritë nuk duhet t’u sigurojë plan për arratisje dhe mosndëshkim”, thotë drejtori ekzekutiv i Transparensi Interneshënëll – Hungari, Jozef Peter Martin. Kryetarja e Transparensi Interneshënëll – Maqedoni, Slagjana Taseva vlerëson se kjo situatë është test i madh për autoritetet e Maqedonisë dhe Hungarisë dhe duhet të zgjidhet në pajtim me ligjin hungarez.
“U bëjmë thirrje autoriteteve hungareze që t’i përmbahen parimit për mospasje të mosndëshkimit, siç qëndron në Konventën evropiane për ekstradim”, tha Taseva.
Pas lëshimit të urdhërarrestit për arrestimin e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Grueski, Transparensi Interneshënëll dhe zyret në Maqedoni dhe Hungari, u bëjnë thirrje autoriteteve hungareze ta ekstradojnë Gruevskin nga Hungaria, ku ai në këtë moment kërkon azil që të shmang burgimin pas akuzës për korrupsion, për të cilën nuk ekzuston bazë për ankesë.