Nuk ka ndjesi më të mirë se interpretimi i himnit “You’ll Never Walk Alone” para një ndeshjeje në Premierligës apo në ndonjë garë evropiane.
Pavarësisht se kë e përkrahni, thjesht duhet ta vlerësoni përkrahjen e mrekullueshme që Liverpooli merr nga tifozët e vet, dhe pikërisht këtë e kanë bërë 4.000 tifozë të ligës elitare angleze, të cilët i kanë votuar adhuruesit e Liverpoolit si më të zhurmshmit në Premierligë, transmeton Gazeta Express.
Madje edhe tifozët e Manchester Unitedit e kanë pranuar se “Anfieldi” është më i zhurmshëm se “Old Traffordi” në baza javore, pa përkundër këtu faktin se të kuqtë i kanë tifozët më të zhurmshëm edhe kur luajnë në udhëtim.
Rezultatet në vazhdim janë të një sondazhi të bërë nga Barclays për tifozët më të zhurmshëm në ndeshje të skuadrave të tyre në shtëpi dhe udhëtim.
Tifozët më të zhurmshëm në shtëpi:
Liverpooli
Newcastle United
Crystal Palace
Manchester United
Stoke City
Tifozët më të zhurmshëm në udhëtim:
Liverpool
Newcastle United
Manchester United
West Ham United
Crystal Palace