Tifozi është tërbuar me gjyqtarin, i cili sipas tij, ia kishte mohuar dy penallti Schalkes në fitoren e Bayernit me rezultat bindes 3:0, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA.
Gjyqtari me përvojë, Marco Fritz dhe video asistenti Bastian Dankert janë akuzuar nga ky tifoz për hile për shkak të vendimeve të tyre në këtë ndeshje të Bundesligës, ka thënë policia në Gelsenkirchen.
Fritz nuk i akordoi si penallti dy prekje me dorë të lojtarëve të Bayernit, Benjamin Pavardit dhe Ivan Perisicit. Më e rëndësishmja, VAR-i nuk u përdor në asnjërin prej këtyre dy rasteve.