Një 22 vjeçar është gjetur i pajetë brenda në vaskë mëngjesin e sotëm.
Ka qenë gjyshja që e ka gjetur të riun e identifikuar me inicialet J. B të vdekur në banesën në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
“Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:25, në rrugën ”Kongresi Manastirit”, në tualetin e banesës, në vaskë, është gjetur pa shenja jete nga gjyshja, shtetasi J. B., rreth 22 vjeç. Nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.” informoi policia e Tiranës.