Ish-ylli i Arsenalit, Tomas Rosicky, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli në moshën 37-vjeçare.
Një karrierë që nisi në Sparta Prague po ashtu përfundoi aty për Tomas Rosickyn, i cili sot i vari këpucët, transmeton Express.
Mesfushori çek ka luajtur për Arsenalin, Borussia Dortmundin dhe Sparta Praguen, ku edhe e nisi dhe përfundoi karrierën që i zgjati plot 18 vjet.
“Pas një konsideromi të kujdesshëm, e kam kuptuar se më nuk jam në gjendje ta përgatis trupin tim për atë që e kërkon futbolli profesionist”, ka thënë Rosicky në një konferencë për media të mërkurën.
“Do të doja ta falënderoja Spartan që më ka rritur, që ka qenë hapi i parë në karrierën time në klube të mëdha dhe sepse më ka lejuar t’i them lamtumirë vendin që e dua më së shumti”, ka shtuar ai.