Shkup, 26 qershor – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 72-të mori vendim që nga e premtja, 26 qershor, plotësisht të hapen të gjitha vendkalimet kufitare për lëvizjen pa pengesë të udhëtarëve dhe automjeteve pa teste PCR, dhe pa izolim shtëpiak apo zbatim të karantinës shtetërore të deturueshme.
Qeveria mori vendim që nga 1 korriku, e mërkurë, të hapen për qarkullim Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai i Ohrit “Shën Apostoll Pavle”.
Në pajtim me këto vendime Qeveria mori vendim të hiqet ndalesa për transport të organizuar, i cili gjithashtu fillon nga 26 qershori.
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Trafiku në aksin rrugor P1203 Tetovë – Jazhincë është normalizuar dhe po zhvillohet për të gjitha llojet e makinave. Në vendin ku doli nga shtrati lumi Grabovnica afër fshatit Odër ka ngushtim të rrugës në një gjatësi prej 100 metra ku gjatë ditës së sotme do të vazhdohet me pastrimin e koritës së lumit.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të trafikut e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.