Shkup, 16 tetor – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.
Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
LAMM informon se në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, më saktësisht në afërsi të fshatit Vërbjan pas qafës malore Presekë, të hënën më 19 tetor për shkak të punimeve në rrugë (shpërthime) në periudhën ndërmjet orës 12:00 dhe 15:00 trafiku do të ndërpritet nga 10 deri në 15 minuta.