Tata Martino është prezantuar sot si trajneri i ri i ekipit Inter Miami, skuadër ku sezonin e ri do të luajë edhe sulmuesi argjentinas Lionel Messi. Gjatë prezantimit nuk kanë munguar pyetje rreth “pleshtit”, që luan për herë të parë jashtë Europës.
Një tjetër futbollist që ka shkuar tek Inter Miami është edhe Sergio Busquets, të cilët Tata Martino i njeh mirë, pasi i ka stërvitur te Barcelona. ”, tha Tata Martino.
“Nuk është kjo ajo që kemi ardhur të bëjmë këtu. Ne dëshirojmë të luajmë dhe rivalizojmë, të konkurrojmë për trofe. Kam bisedua me Leo dhe Sergio, për dëshirën e tyre për të patur edhe këtu sukses”, tha trajneri argjentinas.
Ata janë kampionë të botës, kampionë të Spanjës, ikona të futbollit. Nuk janë lojtarë që kanë ardhur këtu për pushime, por për të dueluar për fitore. Nuk e shohin këtë aventurë si luks, pasi e kanë futbollin e fitoren në gjak e këtë gjë do të bëjmë edhe këtu”, tha Tata Martino.