Shkup, 10 mars – Fondacioni Albiz organizon trajnim “Të rinjtë dhe ndërmarrësia sociale”. Trajnimi mbahet sot dhe nesër në Strugë. Trajnimi synon ta promovojë aspektin social të ndërmarrjes duke krijuar iniciativa rinore nacionale dhe partneritete strategjike. Fondacioni Albiz vazhdon me mbështetje e të rinjve dhe për këtë qëllim e organizon trajnimin lidhur me vlerën e qëndrueshme shoqërore të ndërmarrësisë, duke u fokusuar në ndërmarrësinë sociale të të rinjve. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit në trajnim do të diskutojnë, analizojnë dhe ndjekin mundësitë për t’i shërbyer misionit të ndërmarrësisë sociale. Ndërmarrësia sociale paraqet aktivitet ekonomik për të arritur një qëllim social, ai është një koncept që në vete inkorporon praktika të biznesit që sjellë një prosperitet dhe zhvillim në shoqëri. Të drejtë pjesëmarrjeje në trajnim kanë të rinjtë prej moshës 20-29 vjet. Projekti është mbështetur financiarisht nga Ministria e Ekonomisë së RM.