Uashington, 7 janar – Presidenti amerikan Donald Tramp përsëriti se është i gatshëm për bllokim afatgjatë të Qeverisë amerikane derisa nuk zgjidhet financimi i ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën, lajmëroi gazeta “Ju Es Ej Tëdej”.
“Kjo është një betejë shumë e rëndësishme e cila duhet të fitohet”, deklaroi ai dje në Shtëpinë e Bardhë para se të niset për t’u këshilluar me personelin e tij në bazën ushtarake Kemp Dejvid.
Për herë të dytë këtë javë Trampi ka sugjeruar se bllokimi i Qeverisë, i cili zgjat tashmë 16 ditë, mund të shkaktojë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, që do t’i japë të drejtë të shfrytëzojë mjete ushtarake për ndërtimin e murit.
“Qeveria mund të hapet që sot, apo të jetë e mbyllur një kohë shumë të gjatë.
Demokratët e dënuan kërkesën e Trampit për financimin e ndërtimit të murit dhe për një lloj vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Kjo do të ishte një shfrytëzim i tmerrshëm i dollarëve për mbrojtje, Adam Smit, kongresmen demokrat i shtetit federal të Uashingtonit dhe kryesues i ti me Komitetin e Kongresit për shërbime të armatës”, deklaroi për televizionin “Ej-Bi-Si”.
Ai i bëri thirrje presidentit ta zhbllokojë Qeverinë dhe të negociojë për siguri më të madhe të kufirit me Meksikën dhe “të fillojë ta paguajë policinë dhe patrullën tonë kufitare dhe 800 mijë e punësuarit e tjerë në administratën shtetërore të cilat i kanë braktisur vendet e punës”, dhe nuk marrin paga.
“Presidenti nuk ka kurrfarë mirëkuptimi për këtë problem”, deklaroi Smit.
Republikanët dhe demokratët janë gjetur në qorrsokak pas nuk kanë dakorduar buxhet për financimin e punës së Qeverisë federale amerikane. Trampi ka kërkuar 5 miliardë dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën, derisa demokratët, të cilët tani e kontrollojnë Dhomën Përfaqësuese, nuk e aprovojnë ndërtimin dhe e refuzojnë sii të shtrenjtë dhe jopraktike.
Bëjnë thirrje për negociata, por kusht për këtë është zhbllokimi i përkohshëm i Qeverisë.
Trampi deklaroi se ndjen keqardhje me qindra mijë nëpunës shtetërorë të cilët nuk punojnë apo kanë mbetur në vendet e punës por nuk paguhen.
“Mund të përshtaten”, porositi ai.