Uashignton, 7 tetor – Presidenti amerikan, Donald Tramp kërcënoi se “do ta shkatërrojë ekonominë e Turqisë nëse Ankaraja bën diçka në Siri, për çka ai në “maturinë e vet të madhe dhe të pakrahasueshme”, do të kuptohet se është veprim “jashtë kufijve”, transmetoi DPA.
Paralajmërimi i jashtëzakonshëm i Trampit drejt aleatit të vet në NATO ishte drejtuar menjëherë pasi që Shtëpia e Bardhë e kumtoi tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga rajonet kufitare turko-siriane.
Me këtë vendim Uashingtoni duket sikur Ankarasë i dha dritë të gjelbër për t’i sulmuar kurdët, edhe përkundër asaj që ata luftojnë së bashku me forcat amerikane kundër grupit terrorist të Lindjes së Afërt Shteti islamik në Siri.
Tuitet e fundit të Trampit vijnë si reagim ndaj kritikave të bujshme nga shumë bashkëpunëtorë të tij në Partinë republikane “për atë se i ka tradhtuar kurdët”.