Uashington, 8 janar – Redaksia e gazetës amerikane “Uollstrit Zhurnall” i bëri thirrje presidentit Donald Tramp të japë dorëheqjen për të shmangur impiçmentin e dytë të mundshëm në Dhomën e Përfaqësuesve.
Një tekst i panënshkruar në editorialin e gazetës, i dënon veprimet e presidentit dhe thirrjet drejt protestuesve, për të cilat nënvizohet se ka “nxitur” trazira të mërkurën, transmeton Bi-Bi-Si.
“Ky ishte sulm ndaj procesit kushtetues të transferimit të pushtetit pas zgjedhjeve. Ishte gjithashtu sulm ndaj legjislaturës nga pushteti ekzekutiv që u zotua të respektojë ligjin e SHBA-së. Kjo shkon përtej refuzimit të pranimit të humbjes. Sipas mendimit tonë, kjo i tejkalon kufijtë e Kushtetutës që zoti Tramp nuk i ka kaluar më parë. Kjo është për impiçment”, thekson “Uollstrit Zhurnall”.
“Nëse zoti Tramp dëshiron të shmangë impiçment të ri, mënyra më e mirë për të do të ishte të merrte përgjegjësi personale dhe të jepte dorëheqjen. Kjo do të ishte zgjidhja më e pastër, pasi obligimet presidenciale do t’i dorëzohen menjëherë zotit Pens”, sugjeron gazeta amerikane.
Në faqet e “Uollstrit Zhurnall”, presidenti republikan Tramp shpesh është kritikuar në të kaluarën, por ky është mesazhi më i mprehtë ndonjëherë për presidentin në largim.