Uashington, 14 gusht – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë u kërcënua se SHBA-ja do të dalë nga Organizata tregtare botërore (OTB), të cilën ashpër e kritikon, sepse sipas tij, e preferon Kinën në dëm të SHBA-së.
“Nëse duhet do ta braktisim Organizatën. Me vite të tëra na mundojnë dhe kjo më nuk do të përsëritet”, ka thënë Tramp, përcjellë KOHA.
Ky është nuk është kërcënimi i parë nga Trampi për daljen e SHBA-së nga OTB. Ai gjatë fushatave parazgjedhore, OTB-në e vlerësoi si “të vjetërsuar”. Derisa vetën e kaluar Tramp theksoi se OTB-ja “shumë keq” e trajton SHBA-në dhe se nëse Organizata nuk reformohet, Uashingtoni do ta suspendojë anëtarësimin.
Presidenti amerikan nga fundi i muajit të kaluar kërkoi që OTB-ja të riformohet dhe të mos u japë trajtim të veçantë vendeve në zhvillim. Administrata e Trampit kohë të gjatë e ka akuzuar OTB-në dhe anëtarët e saj, fillimisht Kinën, se e keqpërdorim statusin e vendeve në zhvillim, i cili ka lejuar prolongimin e zbatimit të disa marrëveshjeve ose mbrojtje të disa rajoneve. (koha.mk)