Uashington, 26 maj – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk shqetësohet për lançimin para pak kohësh të predhave nga Koreja e Veriut dhe shprehu bindje se lideri i këtij shteti, Kim Xhon Un, do të plotësojë premtimet që i ka dhënë.
Koreja e Veriut ka lëshuar disa predha të vogla që i ka shqetësuar disa nga njerëzit e mi, por jo edhe mua”, shkroi Tramp në Tuiter.
Presidenti amerikan është për vizitë zyrtare në Japoni dhe pritet që të bisedojë për programin bërthamor koreanoverior me kryeministrin japonez Shinzo Abe.