Uashington, 25 shkurt – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot kritikoi dy gjykatëse të Gjykatës supreme të SHBA-së për shkak të qëndrimeve të tyre liberale.
Siç deklaroi Tramp, gjykatëset Sonja Sotomajer dhe Ruth Ginzburg duhet vetë të mos marrin pjesë në shqyrtimin e të gjitha veprave të cilat kanë lidhshmëri me presidentin e SHBA-së.
Lidhur me këtë ai e ceki deklaratën e kohëmëparshme të Sotomajor e cila përmban kritika në adresë të administratës së Trampit. Gjykatësja kritikoi përse kur ajo nuk mund të marrë raste në instanca më të ulëta gjyqësore, administrata menjëherë mbështetet në Gjykatën supreme, e cila, ndërkaq, nga ana e vet vendosë shpejtë në dobi të Shtëpisë së bardhë.
Në konferencën për shtyp me rastin e rezultateve nga vizita dyditëshe në Indi, Tramp komentet e gjykatëses Sotomajer i quajti “të pahijshme”.(koha.mk)