Uashington, 6 gusht – Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se vaksinën kundër koronavirusit SHBA mund ta ketë prej para zgjedhjeve të nëntorit.
Duke u përgjigjur në pyetjen se kur do të ketë vaksinë, në radiointervistë me konservatorin Xheraldo Rivera, Tramp deklaroi: Deri në fund të vitit, ndërsa mundet edhe më herët”.
“Deri më 3 nëntor? pyeti bashkëbiseduesi, në çka Tramp u përgjigj se “në disa raste mundet edhe më herët, por përafërsisht diku rreth asaj periudhe”.
Parashikimi i tillë është shumë më optimist nga parashikimet e ekspertëve qeveritar për shëndetësinë të cilët dyshojnë se vaksinë mund të ketë deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit 2021.
Në intervistë për gazetën Uashington post, dr. Antoni Fauçi, ekspert udhëheqës për sëmundje infektuese, kohë më parë deklaroi se parashikimet e tij janë vaksina të bëhet gati për përdorim në pranverë të vitit të ardhshëm.