Uashington, 29 tetor – Presidenti amerikan Donald Tramp pohon se është vrarë edhe pasardhësi i liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakër al Bagdadi, i cili këtë fundjavë u vra në operacionin e ushtarëve amerikanë në Siri, transmeton gazeta KOHA.
“Sapo mora një konfirmim se forcat amerikane gjithashtu e eliminuan zëvendësin numër një të al-Bagdadit. Ai me shumë gjasa e mori udhëheqësinë. Megjithatë edhe ai është i vdekur”, ka shkruar Tramp në Tuiter.
Ai nuk e theksoi identitetin e personit as rrethanat e vdekjes së tij. Tani për tani nuk është e qartë nëse Tramp ka menduar për vdekjen e zëdhënësit të SHI-së.
Forcat kurde paraprakisht kumtuan se gjatë sulmit në pjesën veriore të Sirisë është vrarë Abu Hasan al Muhaxhir, dora e djathtë e SHI-së.
Tramp të dielën njoftoi se Al Bagdadi është vrarë në operacionin e forcave amerikane në provincën siriane Idbil.(koha.mk)