Uashington, 9 janar – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se SHBA-ja tashmë i vendosi sanksionet shtesë drejtë Iranit, që dje ai i paralajmëroi në fjalimin e tij para kombit, në kushte të eskalimit të tensioneve me Teheranin, informon gazeta KOHA.
“Tashmë ka përfunduar, ne i rritëm sanksionet”, tha Trampi në ngjarjen në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë hollësi të tjera.
“Ata edhe deri më tani ishin shumë serioze, por tani dukshëm u rritën. Pak më para i miratova sanksionet bashkë me Ministrinë e Financave, tha ai, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë do të japë kumtesë shtesë. (koha.mk)