Prishtinë, 28 prill – Forcat e armatosura të Sllovenisë kanë konfirmuar se tre ushtarë të tyre, anëtarë të Forcave ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, janë infektuar me Kovid-19.
Në deklaratën që sot e publikuan mediat e Kosovës theksohet se ushtarët e infektuar janë transferuar në Slloveni për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Disa ditë më parë tetë ushtarë slloven nga misioni i NATO-s në Mali u kthyen në vend, sepse ishin të infektuar me koronavirusin e ri.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 780 persona nga Kovid-19, prej të cilëve 201 janë shëruar, ndërsa 22 kanë vdekur.
Midis të infektuarve ka edhe të punësuar në bazën më të madhe të KFOR-it në vend, Bondstil afër Ferizajit, ku janë të vendosur pjesëtarët amerikanë të misionit ndërkombëtar.