Kardinali George Pell nga Australia është shpallur fajtor për abuzim seksual me të mitur. Ai është figura më e lartë katolike që dënohet për një rast të tillë, mes skandalit që ka përfshirë Kishën Katolike në mbarë botën. Sipas mediave në Australi, Pell abuzoi me dy djem të korit të kishës në dhomat e një katedraleje në Melburn në 1996.
Vendimi ndaj kardinalit është dhënë në dhjetor, por u bë publik vetëm tani pasi ishte fshehur për arsye ligjore. Kardinali ka apeluar vendimin e gjyqtarit.
Si arkëtar i Vatikanit, australiani 77-vjeçar ishte një nga zyrtarët më të fuqishëm të Kishës Katolike, por ai nuk i është përmbajtur misionit dhe ka abuzuar seksualisht me dy fëmijët 16-vjeçarë. Kishat katolike në gjithë botën gjatë viteve të fundit është përballur me një sërë akuzash për abuzim seksual nga priftërinjtë dhe pretendohet se rastet janë fshehur nga instancat më të larta të saj.