Uashington, 27 nëntor – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp shkroi sot në Tuiter se presidenti i sapozgjedhur Xho Bajden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë nëse dëshmon se votat e zgjedhësve i ka marrë në mënyrë ligjore.
“Bajden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si president nëse mund të dëshmojë se “80 milionë votat” e tij qesharake nuk u morën me mashtrim ose në mënyrë të paligjshme. Kur shikoni se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Miluoki, një mashtrim i madh zgjedhor, ai ka një problem të madh dhe të pazgjidhur”, shkroi presidenti i SHBA-së në Tuiter.
Tramp deklaroi mbrëmë se do të tërhiqet nga funksioni nëse Kolegji i zgjedhësve voton për demokratin Xho Bajden. Pak më vonë, ai komentoi se zgjedhjet në SHBA janë falsifikuar.
Seanca e votimi të Kolegjit të zgjedhësve për konfirmimin zyrtar për fituesin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, është shpallur jozyrtarisht, demokrati Bajden është caktuar për më 14 dhjetor.