Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Ajo shtoi gjithashtu se “gjatë kësaj bisede dy presidentët u përqendruan edhe në situatën në Venezuelë”.
“Ata patën një bisedë të mirë dhe folën për gati një orë”, tha Sarah Sanders.
Ajo theksoi se “ata biseduan për marrëveshjet bërthamore të reja dhe ato të përditësuara, duke parë mundësinë që të përfshihet edhe Kina në këto bisedime”.
Trump dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe për çështjen e Koresë së Veriut dhe konfliktin në lindje të Ukrainës./