Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump pritet të nënshkruajë marrëveshjen e cila do të mundësonte vazhdimin e pjesërishëm të punës së qeveris.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump pritet të nënshkruajë marrëveshjen e cila do të mundësonte vazhdimin e pjesërishëm të punës së qeverisë, duke shtuar se do të ndërmarrë edhe masa të tjera, përfshirë edhe gjendjen e jashtëzakonshme.
Më tej theksohet se qëllimi i masave në fjalë është “për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe të ndalojë krizën humanitare në kufi”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në Twitter shkroi se presidenti Trump në këtë mënyrë përmbush premtimet e bëra për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.
Pritet që Senati dhe Kongresi i SHBA-së sot të votojnë ligjin i cili do t’i jepte fund ndërprerjes së punës së qeverisë federale.