Tualete të reja u vendosën në dy zona në kopshtin zoologjik të Shkupit. Përveç tualeteve standarde, ka një tualet për personat me aftësi të kufizuara dhe një hapësirë për ndërrimin e pelenave për bebet.
Përpara çdo habitati janë vendosur tabela të reja edukative, ku vizitorët mund të lexojnë informacionet më interesant për çdo kafshë.
Në Kopshtin Zoologjik në Shkup, po bëhen përgatitjet e fundit për hapjen e habitatit për dy elefantët që do të zhvillohet këtë të shtunë, duke filluar nga ora 11:30. Në evenimentin “Për Kopsht Zoologji evropian” do të performojnë fëmijët nga festivali “Bilbili i Artë” dhe bendi Pet +.
“U bëjmë thirrje të gjithë vizitorëve që të mos i shqetësojnë dhe mos i ushqejnë kafshët, por t’i trajtojnë ato me dashuri”, thuhet në njoftimin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit.