Në një shpërthim në një depo për armë në juglindje në Turqi sot jetën e kanë humbur katër ushtarë dhe janë lënduar rreth 20, deklaroi presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Ministria turke e Mbrojtjes fillimisht njoftoi se në aksidentin që ka ndodhur në provincën Hakari janë lënduar 25 persona.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë përdorimit të armës së rëndë në bazë ushtarake në rajonin Semdinli në provincën Hakari që është në afërsi të kufirit me Iranin dhe Irakun.