Një numër i madh i flamingove të cilët gjatë stinës së verës kanë qëndruar në pellgun e lumit të Vanit në provincën lindore Van të Turqisë, kanë filluar migrimin drejt rajoneve të ngrohta. Pellgu i lumit të Vanit është qendër e qindra specieve të shpezëve, ndërkohë që flamingot në këtë rajon kanë qenë fokus i shumë fotografëve dhe të apasionuarve pas botës shtazore. Migrimi i flamingove që për shkak të rënies së temperaturave shkojnë në vende të ngrohta, ka krijuar pamje mahnitëse.