Ankara, 30 gusht – Në Turqi sot po shënohet festa kombëtare Dita e Fitores dhe Dita e Forcave të Armatosura, dhe me këtë rast në vend dhe në përfaqësitë e saj jashtë vendit, po mbahen manifestime dhe tubime rasti, lajmëroi agjencia Anadollu.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e udhëheq kreun shtetëror në tubimin solemn në kompleksin Anitkabir, Mauzolen e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, në Ankara.
Pritje solemne do të organizohet edhe në pallatin presidencial në Ankara.
Në ditën e sotme, para 97 viteve, forcat turke të udhëhequra nga lideri i Ushtrisë dhe themelues i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, ka shënuar një fitore të madhe në betejën e Dumlupinarit, e cila ishte e fundit në luftën për pavarësinë e Turqisë e cila ka zgjatur nga viti 1919 e deri në 1922-ën, përkujton Anadollu.
Festa e Ditës së Fitores në Turqi shënohet me rastin e përkujtimit të asaj beteje pasi është shpallur Republika e Turqisë.