Autoritetet turke vendosën gjendje ushtarake në rajonin Rejhanli në provincën Hataj, përgjatë kufirit ne Sirinë. Forcat amerikane janë sistemuar në rajonin janë vendosur në shkallë të gatishmërisë ushtarake, ndërsa civilëve u është lejuar lëvizja vetëm me leje të veçantë nga autoritetet. Në të gjitha akset rrugore janë sistemuar patrulla ushtarake dhe të xhandarmërisë. Sipas mediave turke, në rajonin, në të cilin vlen gjendja ushtarake është e dukshme ardhja e njësiteve të reja të armatës turke. Bëhet fjalë për ushtarë dhe pajisje, që janë të sistemuar nga rajonet kufitare me Irakun në rajonin e Rejhanli.
Ndërkohë, armata turke kumtoi se në 24 orët e fundit ka kryer të paktën 40 sulme artilerilke mbi pozicione të Forcave për mbrojtjen e 40 sulmeve artilerike mbi pozicione Forcave për mbrojtjen e popullit të Kurdëve sirianë në rajonin e Afrin në Sirinë veriore. Analistët vlerësojnë se vendosja e gjendjes ushtarajke është nlë kuadr të përgatitjeve të armatës turke për peracione eventual kundër luftëtarëve të kurdëve në Siri. Mundësinë e këtillë e paralajmëroi edhe vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, të shtunën, duke vlerësuar se me shkatërrimin e forcave të Kurdëve sirianë.
“Derisa terroristët në Afrin nuk dorëzohen, Turqia do t’i shkatërrojë për një javë”, deklaroi Erdogan me tubim në qarkun turk Eljazag. Ankaraja i konsideron Forcat për mbrojtjen e popullit si degë e Partisë Punëtore Kurde (PKK), e cila ndodhet në listat e organizatave terroriste të Turqisë, BE-së dhe SHBA-së. Forcat për mbrojtjen e popullit janë pjesë e koalicionit antixhihadist në Siri, e cila e ka mbështetjen e SHBA-së, por Turqia refuzon bashkëpunimin me ta dhe muajve të kaluar disa herë është kanosur me operacion ushtarak kundër luftëtarëve të kurdëve sirianë.