UEFA së shpejti do të miratojë zëvendësimin e katërt në të gjitha ndeshjet e organizuara prej saj. Në takimet e fundit të Komitetit Ekzekutivit, UEFA ka miratuar kryerjen e testeve në fazat e fundit të Kampionatit të Femrave U-19 në vitin 2016 (në Gjermani) dhe 2017 (Gjeorgji), në Europianin e Femrave 2016 (Sllovaki) dhe 2017 (Irlanda Veriore), si dhe në Kampionatin Europian U-21, viti 2017 (Polonia) për meshkuj. Pas studimit të kryer në këto turne, UEFA duket e vendosur për të futur zëvendësimin e katërt në mënyrë përfundimtare, siç diskutohet nga Ekzekutivi, i mbledhur të dielën pasdite, në Bratislavë. Përveç kësaj, Aleksander Ceferin u kthye për të treguar shqetësimin përreth dhunës së ultrasve, e shtuar nga ajo që ndodhi në Bilbao, të enjten e kaluar. Dënimet e ekipeve të përfshira do të rriten, por Ekzekutivi i UEFA-s ka kërkuar nga politikanët bashkëpunimin maksimal të të gjitha vendeve europiane. “Pa unitet, nuk ka zgjidhje”, – ka thënë Ceferin. Presidenti i UEFA-s, gjithashtu, shpjegoi shpërndarjen e re ekonomike, ku federatat do të jenë përfitueset kryesore, veçanërisht në kapitullin e përkushtuar për futbollin bazë.