Shkup, 22 mars – Uji në Maqedoni ka kualitet të lartë, ndërsa burimi Rashçe rangohet ndër tre më të mirët në Evropë për kualitetin e ujit për pije, tha profesor dr Kiril Lisiçkov nga Fakulteti teknologjiko-metarulgjik në Shkup, në punëtorinë e sotme “Menaxhimi me resurset natyrore ujore”, e organizuar nga UNËATER me rastin e 22 marsit, Ditës botërore të ujit, informon Koha.
Ai tha se uji prej burimit Rashçe është ujë me përmbajte shumë mirë të balancuar në krahasim me përmbajtën e kationeve dhe anioneve. “Për 30 deri 50 vitet e ardhshme Rashçja ka në diskonim ujë të mjaftueshëm dhe burime të mira për nevojat e Shkupit. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të kujdesi për ujin”, tha Lisiçkov.