Londër, 9 korrik – Në tregjet botërore çmimi i naftës javën e kaluar u zvogëlua, pas dy javë rritje, që është pasojë e përforcimit të tensionit tregtar në botë dhe rritjes së prodhimit në Arabinë Saudite.
Në tregun londinez çmimi i barelit javën e kaluar u ul për 2,9 për qind, në 77,15 dollarë, ndërsa në tregun amerikan bareli është liruar për 0,4 për qind në 73,80 dollarë.
Arabia Saudite e njoftoi organizatën e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) se në qershor e ka rritur prodhimin për pothuajse 500.000 barelë në ditë, por e ka zvogëluar çmimin për shitje të naftës për Evropën dhe rajonet e tjera, që është shenjë se Riadi dëshiron ta kompensojë ofertën e zvogëluar prej vendeve të tjera dhe ta ndalojë rritjen e çmimit.