Më shumë se 7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga shpërthimi i luftës në atë vend më 24 shkurt, njoftoi sot Agjencia e OKB-së për refugjatë UNHCR.
Janë regjistruar gjithsej 7.023.559 kalime përmes kufirit ukrainas.
Sipas UNHCR-së, më së shumti refugjatë janë regjistruar në Poloni, Rusi dhe Moldavi.